A gift that lasts forever Medallions and keychains for Christmas.
Sign in Shop
Portrait of Vera Nikolli
In loving memory

Vera Nikolli

September 15, 1967 – August 24, 2025
Lived 57 years
Lezhe, Albania
She was sunshine in human form—always positive, always smiling, and always bringing light wherever she went.
Life story

Në kujtim të Vera Nikollit – Jeta dhe kujtimet e saj.

Vera Nikolli (me mbiemrin e vajzërisë Ivanaj) lindi më 15 shtator 1967 në Ishull Shëngjin. Ajo ishte vajza e Mrika Ivanajt dhe Nik Ivanajt dhe u rrit në një familje të dashur dhe me vlera të forta familjare. Vera u rrit së bashku me tre vëllezërit Aleks, Lec dhe Zef, si dhe motren e madhe Gjelina.

Pas martesës, ajo jetoi në Ishull Lezhë, ku ndërtoi jetën dhe familjen e saj.

Që në moshë të vogël ajo u dallua për energjinë dhe karakterin e saj të gëzuar, si dhe për dashurinë e madhe për sportin. Arsimin e mesëm e përfundoi në Durrës, ndërsa më pas vazhdoi studimet e larta në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Tiranë.

Studimet universitare i filloi në vitet 1987–1988 dhe i përfundoi në vitet 1991–1992. Më 16 maj 1992 asaj iu dha titulli Mësuese e Edukimit Fizik.

Vera Nikolli filloi punën si mësuese e edukimit fizik më 16 shtator 1986 në Shkollën 8-vjeçare Ungrej. Gjatë viteve të karrierës së saj ajo dha kontribut në disa shkolla të zonës së Lezhës:

• 5 maj 1989 – Shkolla e Mesme Blinisht

• 21 gusht 1992 – Shkolla 8-vjeçare Manati

• 31 gusht 2007 – Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti”

• 31 gusht 2012 – Shkolla 9-vjeçare “Besëlidhja”, ku vazhdoi të punojë deri më 24 gusht 2025

Gjatë gjithë viteve të punës së saj ajo u dallua si një mësuese shumë punëtore, energjike dhe aktive në çdo aktivitet të shkollës. Nxënësit dhe kolegët e kujtojnë si një mësuese të dashur dhe të përkushtuar, që gjithmonë përpiqej të motivonte nxënësit për sport dhe për një jetë aktive.

Në kolektiv ajo njihej shpesh si “shpirti i festës”, sepse merrte pjesë me shumë dëshirë në aktivitetet sportive dhe në organizimet e shkollës. Vera kishte marrëdhënie shumë të mira me kolegët e saj dhe kalonte momente shumë të bukura me ta gjatë ekskursioneve, aktiviteteve dhe festave që organizoheshin çdo vit, duke sjellë gjithmonë energji pozitive dhe atmosferë të mirë në kolektiv.

Në jetën personale, më 11 shtator 1994 ajo u martua me Llesh Nikollin. Më 12 shtator 1995 lindi vajza e tyre Drina. Familja e tyre jetoi një jetë të mbushur me dashuri dhe harmoni për 31 vite.

Vera ishte një njeri shumë familjar dhe i dashur me të gjithë. Ajo kishte shumë nipa dhe mbesa, kushërinj, kunata dhe kunetër, si nga familja e saj ashtu edhe nga familja e bashkëshortit, të cilët e kanë dashur dhe respektuar shumë për zemrën e saj të madhe dhe karakterin e saj të mirë.

Në korrik të vitit 2025, Vera u sëmur nga meningjiti dhe qëndroi për një muaj në spital në Tiranë. Pavarësisht përpjekjeve të familjes dhe mjekëve për ta shpëtuar, ajo ndërroi jetë më 24 gusht 2025.

Vera Nikolli do të kujtohet gjithmonë si një mësuese e përkushtuar, një grua shumë punëtore dhe një nënë e jashtëzakonshme, që la pas kujtime të bukura tek familja, nxënësit dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin.

Lifetime

The world Vera knew

Family milestones in gold, history for context

1967
Born September 15
1973
Vera was 6 when the oil embargo caused gasoline shortages and long lines
1975
Vera was 8 when Saigon fell, ending the Vietnam War
1987
Vera was 20 when Reagan told Gorbachev, "Tear down this wall"
1989
Vera was 22 when the Berlin Wall fell
1990
Vera was 23 when Nelson Mandela was released from prison
1991
Vera was 24 when the Soviet Union dissolved
2006
Vera was 39 when astronomers reclassified Pluto as a dwarf planet
2025
Passed away August 24, age 57
Tributes and memories

Be the first to share a memory

No account needed. Have one? Sign in

How are you connected to Vera?
Family and friends

Help manage Vera's memorial

Family members and close friends can help add photos, stories and moments from Vera's life. Ask the family to add you.

Sign in to ask

Share Vera's memorial

Invite family and friends to visit and add their own memories.