A gift that lasts forever Medallions and keychains for Christmas.
Sign in Shop
Portrait of Berti Sinani
In loving memory

Berti Sinani

July 26, 1962 – October 6, 2024
Lived 62 years
Chicago, Illinois
“Hajde neser”
Life story

Berti Sinani lindi më 26 korrik 1962 në Shijak dhe u rrit në Sukth, mes një familjeje të

madhe me tre vëllezër dhe pesë motra. Që në fëmijëri, ai u dallua për shpirtin e tij të mirë,

gjithmonë duke ofruar te ndihmonte cdo kend qe kishte probleme. Bertin e karakterizonte nje

buzëqeshje plot jetë dhe nje zemër e madhe qe rrallë herë e hasje. Mirësia dhe pozitiviteti i tij ishin virtyte që kanë lënë mbresa të thella tek familjarët dhe shoqëria e tij. Berti ishte punëtor dhe human, tradicional dhe modern, i thjeshtë dhe vizionar, komunikues dhe i sakrificës, njeri i

gjendur kudo dhe kurdoherë në shërbim të njerëzve në vështirësi, por edhe familjar e mik i

përsosur. Shumë vite më vonë, në Sukth, njerëzit ende e kujtojnë shprehjen e tij të famshme "Hajde nesër,

" të cilën ai e përdorte kur dikush i kërkonte ndihmë. Shprehja sot është një batutë

që qarkullon mes njerëzve, por tregon edhe durimin dhe përkushtimin e tij për të zgjidhur problemet e secilit.

Ai përfundoi shkollën e mesme në Sukth dhe më pas vazhdoi studimet e larta për financë në

Institutin e Lartë Bujqësor të Tiranës. Këto vite jo vetëm që e formuan profesionalisht, por ishin

të mbushura me miqësi të forta që do të zgjasnin përjetë. Berti nuk ishte thjesht një student i

zellshëm, por një mik i përkushtuar, gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar ata që kishte pranë ne

të mira dhe të këqijat e tyre.

Një nga miqtë e tij kujton: "Për katër vite, ndamë gjithçka, jo vetëm dhomën, por edhe çdo

gëzim e sfidë. Ai ishte gjithmonë aty kur më duhej, si një vëlla i vërtetë." Berti nuk ishte thjesht nje mik që ndante shakatë dhe kohët e mira; ai ishte i pari që ofronte ndihmën e tij në çdo

situatë të vështirë.

"Më kujtohet një ditë kur kisha vështirësi të mësoja biçikletën. Berti u përkushtua, më ndihmoi me durim derisa mësoja. Nuk më la vetëm as për një moment.

" Ky

ishte një shembull i vogël, por tregues i natyrës së tij – gjithmonë i gatshëm për tu gjendur pranë

dhe për t'u siguruar që asnjë mik nuk do të ndihej i lënë pas.

Gjatë këtyre viteve, Berti krijoi një rrjet miqësish që i ruajti për jetë, dhe ata që e njihnin e

përshkruanin si një njeri që sillte gjithmonë qetësi dhe mbështetje në çdo situatë.

"Kush trokiti

tek Bert Sinani e s’gjeti ndihmë të pa kursyer? Berti nuk ishte vetëm një mik; ai ishte ai që i

mbante të gjithë bashkë, që të kujtonte rëndësinë e ndihmës dhe dashurisë ndaj njëri-tjetrit.

"

Për më tepër, ai ende ruante të gjitha miqësite e tij të rinisë me përpikmëri dhe mall gjatë gjithë

jetës.

Por për Bertin, nuk kishte asgjë më të rëndësishme sesa dashuria e tij për Rozën. Ata u njohën

gjatë viteve të studimeve dhe që nga ajo kohë ishin të pandarë. Dashuria e tyre lindi natyrshëm,

në mes të librave dhe ditëve të gjata në shkollë, duke ndarë gëzimet dhe vështirësitë e rinisë.

Miqtë e tyre kujtojnë se Berti dhe Roza ishin gjithmonë pranë njëri-tjetrit, duke ndarë jo vetëm

jetën e përditshme, por edhe ëndrrat e tyre për të ardhmen.

Pasi përfunduan studimet dhe u martuan, Berti dhe Roza ndërtuan një jetë të mbushur me

dashuri dhe përkushtim të ndërsjellë. Kur erdhën në jetë dy fëmijët e tyre, Anisa dhe Niko, ata u

bënë zemra e tyre, burimi i lumturisë së përjetshme.

"Lindja e Anisës dhe Nikut ishte një gëzim i

papërshkrueshëm për Bertin dhe Rozën,

" kujtojnë miqtë e tyre. Si prindër, Berti dhe Roza ishin

plotësisht të përkushtuar, duke u siguruar që fëmijët e tyre të rriteshin të mbështjellë me dashuri

dhe kujdes të pakushtëzuar. Shtëpia e tyre ishte gjithmonë një vend i ngrohtë, ku përherë

mbizotëronin gëzimi, mirëkuptimi dhe dashuria. Ata ishin një familje e lumtur.

Për Bertin dhe Rozën, çdo moment me fëmijët ishte një dhuratë. Ata kaluan vite duke i mësuar

Anisës dhe Nikut jo vetëm vlerat e ndershmërisë dhe përkushtimit, por edhe rëndësinë e

dashurisë dhe mbështetjes së ndërsjellë. Berti ishte gjithmonë aty – një baba i devotshëm, që

gjente kohë për çdo çast të veçantë, nga çastet e vogla të përditshmërisë deri te festimet e

mëdha familjare. Ai kishte gjithmonë qejf të festonte jetën dhe të mblidhte njerëzit rreth vetes.

Nuk ishte vetëm për festat; për të, çdo takim ishte një mundësi për të treguar dashuri dhe

vlerësim.

Vëllezërit e tij thonë se ai gjithmonë ka qenë një person tejet i dashur, që kërkonte gjithmonë të

bënte gjërat e duhura.

“Capraz, ai kërkonte t’i bënte gjithçka si duhet, duke ditur të zgjidhte

probleme të caktuara me zgjuarsi dhe korrektësi,

” thonë ata. Berti kishte gjithashtu një pasion të

veçantë për peshkimin. Ai shkonte shpesh për të kapur peshk dhe kishte gjithmonë fat, duke e

shpërndarë peshkun që kapte me miqtë dhe familjen, gjithmonë me buzëqeshje.

Në vitin 2008, Berti dhe familja e tij u shpërngulën në Amerikë, ku ai kaloi 16 vite të mbushura

me miqësi të reja dhe momente të veçanta. Fëmijët e miqve të tij në Amerikë e thërrisnin

"Tate,

" një nofkë që u bë shprehje e ngrohtësisë dhe dashurisë që ata ndienin për të. Për ta,

"Tate" ishte më shumë se një emër; ai përfaqësonte figurën e një njeriu që i përqafonte të gjithë

si pjesë të familjes së tij, gjithmonë i gatshëm të ofronte mbështetje dhe dashuri.

Ai gjithmonë thoshte "I love you" dhe "You’re the best" sa herë që donte të tregonte

vlerësimin e tij për të tjerët. Një mik, që e takoi për herë të parë në Amerikë, tha se Berti e ftoi

në shtëpinë e tij për natën e vitit të ri dhe festuan deri në mëngjes. Për të, ky ishte momenti kur

ndjeu se kishte gjetur dikë që e bënte të ndihej i mirëpritur dhe pjesë e diçkaje të madhe. Miqtë

e tij shprehen se Berti ishte buzëqeshja, humori dhe harmonia e cdo tavoline që ai ishte pjesë.

Berti kishte aftësinë unike për t'i bërë njerëzit të ndiheshin pjesë e familjes së tij, duke i

mbledhur rreth tavolinës me një zemër të hapur dhe bujari që nuk njihte kufij. Berti ishte

modest, pa mburrje dhe kjo sjellje e thjeshtë ia lartësoi emrin dhe personalitetin.Ai nuk ishte

vetëm një baba për fëmijët e tij, por krijoi lidhje të thella edhe me fëmijët e miqve të tij.

"Kur

hyje në shtëpinë e Bertit, ndiheshe menjëherë sikur ishe në shtëpinë tënde,

" thonë ata që

e njohën nga afër.

"Ai krijonte gjithmonë një atmosferë ku secili ndjehej i mirëpritur.

"

Berti kishte një mënyrë të veçantë për të bashkuar njerëzit dhe për t'i bërë të ndihen të

rëndësishëm. Atmosfera që krijonte ishte e ngrohtë dhe e dashur, ku çdo fjalë e tij kishte peshë.

Ai ndante gjithçka që kishte, qoftë një buzëqeshje apo një vakt të përzemërt, me ata që i donte.

"Shtëpia e Bertit ishte gjithmonë plot, jo vetëm me njerëz, por me dashuri,

" thonë ata që patën

fatin ta njohin nga afër.

Kushdo që njohu Bertin, parafytyrimi i tij, skalit skenografinë vizive të një burri fisnik, babaxhan,

aristokrat me shpirt e zemër te madhe! Humanizmi i lartë njerezor, dhimbja, vuajtja, përjetimi i tij

për të tjerët, e portretizoi Berti Sinanin si të pavdekshëm dhe e kthen atë gati hyjnor! Berti

gjithmonë thoshte “Ti e meriton, ti e meriton,

” duke e ndarë këtë frazë me ata që donte, si një

mënyrë për të treguar sa shumë i vlerësonte njerëzit përreth tij. T ani, është momenti që ne të

themi se Berti është ai që e meriton gjithë dashurinë dhe mirënjohjen tonë. Siç thotë një

shprehje e vjetër,

“Atë që e bën me zemër, e gjen përjetë,

” dhe Berti e ka fituar përjetësinë tonë.

Photos
Photo book

Berti’s life, in a printed book

We design every page from Berti’s 99 photos. Make it yours, then order a copy for everyone who loved Berti.

Lifetime

The world Berti knew

Family milestones in gold, history for context

1962
Born July 26
1969
Berti was 7 when Apollo 11 landed on the Moon
1971
Berti was 9 when Walt Disney World opened in Florida
1981
Berti was 19 when MTV began broadcasting
1995
Berti was 33 when "Toy Story" became the first fully computer-animated film
2004
Berti was 42 when Facebook was launched
2010
Berti was 48 when Instagram was launched
2022
Berti was 60 when Queen Elizabeth II died after 70 years on the throne
2024
Passed away October 6, age 62
Tributes and memories

Be the first to share a memory

No account needed. Have one? Sign in

How are you connected to Berti?
Family and friends

Help manage Berti's memorial

Family members and close friends can help add photos, stories and moments from Berti's life. Ask the family to add you.

Sign in to ask

Share Berti's memorial

Invite family and friends to visit and add their own memories.